Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një adresimi të përbashkët në Kiev me presidentin amerikan Joe Biden ka thënë se “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.
“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë,” tha Zelensky, duke shtuar se “nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë”.
“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme”, tha Zelensky.
Ai shtoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës.
“Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams, Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës”, thotë Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.
“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën… “, shtoi presidenti ukrainas, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ukraina është mirënjohëse për ju, zoti President”, i tha ai Bidenit.
Leave a comment