Rezultatet e provave klinike të kryera nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS) janë premtuese, duke dëshmuar se me një analizë të thjeshtë gjaku mund të zbulohen në kohë të paktën 50 lloje kanceri.
Siç raporton BBC, drejtuesit e hulumtimit nga Universiteti i Oksfordit nxituan të theksojnë se rezultatet e ekzaminimit, të quajtur “Galleri”, janë veçanërisht inkurajuese.
Shkencëtarët u befasuan kur zbuluan se ky test gjaku mund të zbulonte dy nga tre kancere me saktësi precize.
Pacientët që morën pjesë në provat klinike ishin gjithsej 5461 në Angli dhe Uells dhe sipas rrjetit britanik, vizituan mjekun e përgjithshëm të lagjes së tyre me simptoma të dyshimta. Në 85% të diagnozave të suksesshme, testi i gjakut ishte gjithashtu në gjendje të lokalizonte vendin ku u shfaq për herë të parë kanceri.
Mënyra se si funksionon ky test gjaku është se ai zbulon ndryshime të dallueshme në pjesët e ADN-së që “qarkullojnë” në gjak nga lloje të ndryshme kanceri.
Me ndihmën e këtij testi të thjeshtë, mjekët mund të bëjnë një diagnozë të hershme duke shpëtuar jetë. Megjithatë, studiuesit ishin të shpejtë për të vënë në dukje se do të nevojitet më shumë punë për ta përmirësuar atë më tej. Në të njëjtën kohë, ata shprehën optimizmin e tyre se përdorimi i analizës së gjakut mund të rrisë shkallën e diagnozave të hershme.
Leave a comment