Lajme

Vetëvendosja e sulmon, opozita e mbron – a do të jetë Blerim Isufaj kryeprokuror i ri?

Drejtësia ishte prioriteti i premtimeve të Kurtit me ekipin e tij. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga Qeveria Kurti II, Kosova vazhdon të operoj pa Kryeprokuror të shtetit, pozitë kjo që për vetë Kurtin është më e rëndësishme se ajo e Kryeministrit. Blerim Isufaj u zgjodh nga Këshilli Prokurorial, për t’i prirë prokurorëve, por hasi në rezistencë nga pushteti, e u kushtëzua me afate ligjore. Presidentja Osmani s’e dekretoi. Fundi i prillit, u paraqit si afat i fundit për vendosje të kësaj çështje nga vetë presidenca.

Kjo e kushtëzuar edhe nga afatet ligjore për ankesa, nga kundërkandidatët. Tash kur afatet po kalojnë, topi është në duart e Presidentes. A do të jetë Blerim Isufaj Kryeprokuror i shtetit?

Prilli, afati i fundit?

Këshilltari i Presidentes Osmani, Blerim Kupina, në javën e parë të Prillit, u shpreh se pikërisht fundi i këtij muaji, do të jetë vendimtar për fatin e pozitës më të rëndësishme të organit të akuzës në Republikën e Kosovës. Ai në një përgjigjje për media, tha se në fund të prillt kalojnë afatet për ankimime nga kundërkandidatët, e vendimi do të pasoj.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë” – u shpreh Kupina.

Kurti: Blerim Isufaj nuk do të mund të bëhet kryeprokuror

Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës Kurti e akuzoi rëndë Isufajn, derisa po “argumentonte”, se pse sipas tij, i njejti nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror. Anipse, një vendim i tillë nuk kalon nëpër duart e tij, por të Presidentes Osmani.

“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushteti të ri të dal nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurit Bleirm Isufajt”, tha Kurti,

“Bëhet fjalë për një prokuror, i cili është mirënjohur në skenen tonë publike që rastin e vrasjes seëish shefit të AKP, Dino Hasanajt e ka kategorizoj në vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje. Njëkohësisht bëhet fjala për një prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të behet kryeprokuror.

“Por, nuk do të mundet (të bëhet kryeprokuror). Sepse këtu ka republikë dhe popull”,

Edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i bëri “vettingun”, Isufajt në seancë të Kuvendit. Duke i “dërguar mesazh” Presidentes Osmani, se as jo s’e do Isufajn për Kryeprokuror.

“Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet Qeveria Kurti. Neve na duhet një Kryerokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë…” – tha znj. Haxhiu në fjalën e saj.

Ndërkohë, u tregua edhe më e ashpër kur i tha këto fjalë:

“Nuk mundemi edhe me shtatë vite me e çu me një prokuror që është i paaftë, që nuk ka integritet moral…”

E mbrojn ish bashkëluftëtarët opozitarë
Z. Isufaj, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para se të ishte funksionar shtetëror. Pra, para se të kishte shtet të Kosovës.

Për t’a përkujtuar këtë fakt, e për ta ndërlidhur karakterin e tij, si dhe punën edhe gjatë, por edhe pas luftës, u përkujdesën dy ish bashkëluftëtar të tij.

Hisen Berisha i PDK-së, si dhe Anton Çuni i LDK-së, i kujtuan Kurtit e Haxhiut, se figura e Isufajt, përveq votave të nevojshme në Këshill Prokurorial, bartë me vete, sipas tyre vlera e itnegritet të lartë, kombëtar e professional.

“Me përgjegjësi e them, se e njoh mirë. Më mirë se të gjithë ju që jeni prezent. E njoh nga kohërat e vështira. Jam dëshmitar se si Blerimi, në uniformë të UÇK-së i doli zot atëdheut, ishte shembull për të gjithë bashkëluftëtarët. As një moment ligështimi, as kur e shihte vdekjen me sy. Pas kësaj Ai e vazhdoi, luftën kundër kriminelëve. Është po i njejti Blerim që e kam njohur, trim e i pakompromis kundër të keqes.”- tha Çuni para deputetëve.

Tutje  Çuni u shpreh se etiketimet që janë bërë për figurën e Isufajt, mbase do t’i besonte, sikur mos ta njihte nga afër të njejtin

“Z. Isufaj, u përfol e u etiketua si shantazhues, sabotues, idhnak e tekanioz, deri te përmasat e një “monstrumi”, anti-kombëtar. Kur etiketime të tilla vijnë nga zyrtarë të lartë shtetërorë, mbase bëhen të besueshme për një numër të madh të njerëzve. Ndoshta do të besoja po të mos e njihja personalisht, z.Isufajn.” – u shpreh deputeti i LDK-së.

Këshilli Prokurorial i kërkon Osmanit t’a dekretoj Isufajn
Këshilli Prokurorial i Kosovës para një muaji i është drejtuar me kërkesë Zyrës së Presidentes që ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

“Kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim. Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

KPK-ja ka vlerësuar se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është “esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend”.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...