Lajme

Vendi ku i gjithë fshati voton për 30 sekonda

Në një fshat të Spanjës, procesi i votimit për zgjedhjet vendore për të gjithë banorët zgjati më pak se 30 sekonda. Të shtatë votuesit e regjistruar të fshatit Villaroya, një komunitet i vogël i provincës La Rioja, thyen të dielën rekordin e vendosur në zgjedhjet e kaluara, ku të gjithë votuan për 32 sekonda.

Ata zgjodhën sërish në detyrë kryebashkiakun Salvador Perez, i cili mban këtë post prej vitit 1973.

“Nuk e di nëse do t’i marr të shtatë votat, por me siguri që po”, tha ai për mediat spanjolle para shpalljes së rezultatit. Dhe ashtu ndodhi.

Perez shpjegoi se banorët janë të trajnuar shumë mirë dhe ishin gati të votonin sapo u hap qendra. Atyre iu deshën 29 sekonda e 52 të qindtat për të mbyllur procesin. Ai shtoi se ky zell ndoshta vinte nga konkurrenca me një tjetër bashki të vogël, të fshatit Illán de Vacas në krahinën Castilla-La Mancha, që ka vetëm tre votues të regjistruar.

Zgjedhjet lokale në Spanjë shihen si test për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në fund të vitit. Sipas raportimeve, socialistët, që drejtojnë ekzekutivin, do të humbin shumicën e bashkive, që do të drejtohen nga të djathtët e Partisë së Popullit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...