Një aksident i cili kishte ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen Veternik, ku të përfshirë ishin një këmbësor dhe një automjet në lëvizje, ka përfunduar me pasoja fatale.
Këmbësori ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur të përballojë plagët. Vdekjen e tij e ka konfirumar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.” Ka thënë për Nacionalen zedhenësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Leave a comment