Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, ish- këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gazetarja e T7, Arianita Zhegrova, po qëndron në vendin e ngjarjes, prej ku raporton se bastisja po vazhdon ende.
Në këtë bastistje po asiston edhe Policia e Kosovës.
Ndryshe, lajmin për bastisje e konfirmoi avokati i Behramajt, Artan Çerkini.
Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.
“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai për Express.
Leave a comment