Turqia ka thyer rekord duke regjistruar temperaturën prej 49.5 gradësh Celsius. Ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040.
Temperatura rekord është regjistruar të martën në provincën Eskishehër, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki.
Sipas tij, rekordi i mëparshëm është regjistruar më 2021, ku temperaturat shkuan në 49.1 gradë Celsius.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të mërkurën se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.
Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron tek ndryshimet klimatike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.
Leave a comment