Të paktën 26 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist të Shtetit Islamik janë arrestuar në Turqi.
“Policia anti-terror arrestoi gjashtë shtetas irakianë të lidhur me grupin terrorist ISIS në provincën Cankiri”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim.
Në operacion u sekuestrua edhe materiale digjitale. Në provincën qendrore të Kayseri, nëntë shtetas të huaj u arrestuan në bastisje në vende të ndryshme.
11 të dyshuar të tjerë me lidhje me ISIS, përfshirë dy shtetas irakianë, u kapën në operacionet në provincat Sanliurfa dhe Manisha.
Leave a comment