Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia.
“Me kalimin e kohës njerëzit harrojnë! Të gjitha këto akuza dhe padi kundër meje janë iniciuar nga ‘i korruptuari Joe Biden’ dhe fashistët e së majtës radikale”, tha Trump në postim.
Ai tha se kjo është arma e zgjedhur demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.
“Në të vërtetë, ata besojnë se lidershipi republikan nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i ndaluar mashtrimin e tyre. Por, unë do t’i ndaloj, sepse nuk kemi zgjidhje, nëse nuk fitojmë, nuk do të kemi më vend”, tha ish-presidenti.
Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të dyshuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia.
Leave a comment