Aktori i famshëm hollivudian, John Goodman, habiti të gjithë të martën në Monte Carlo, ku mori pjesë në një shfaqje artistike. Ylli i kinemasë, fitues i çmimiet Emmy, u shfaq tërësisht i transformuar teksa ecte në tapetin e kuq.
70-vjeçari, i cili raportohet të ketë humbur përgjatë këtyre viteve plot 100 kilogramë, dukej më në formë se kurrë. Rrugëtimi i tij i transformimit nisi në vitin 2007, kur Goodman vendosi që të ndryshonte jetën e tij dhe të dobësohej.
Ai ndërpreu konsumin e alkoolit dhe nisi një program strikt stërvitjeje. Sipas trajnerit të tij, Goodman iu nënshtrue dietës mesdhetare, që ka në bazë të saj peshkun, arrorët, vajin e ullirit, perimet dhe furtat.
Gjithashtu ai stërvitet gjashtë ditë në javë, duke kryer deri në 12 mijë hapa ecje në ditë dhe gjithashtu disa orë mbi biçikletë.
Në një intervistë të disa viteve më parë, ai tregoi që, pavarësisht se mbante dietë për 2-3 muaj dhe humbiste deri në 25 kilogramë, nuk arrinte dot ta mbante ritmin dhe rifitonte kilogramët shumë shpejt.
“Mbaja dietë dhe më pas shpërbleja veten me 6 kanoçe birrë. Vendosa që kjo të mos përsëritej më dhe nisa të kontrolloja racionet dhe të shtoja aktivitetin fizik. I gjithë inati që kisha me veten shtyhej nga frika për shëndetin. Dikur isha shumë i inatosur, por sot nuk jam në”, tha Goodman në një intervistë për “Rolling Sotnes”.
Leave a comment