Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk ka folur për të ardhmen e Milot Rashicës, kartonin e të cilit e posedon ende Norwich City.
Një nga synimet kryesore të klubit turk gjatë këtij afati kalimtar është rikthimi i Rashicës.
Galatasaray është duke vazhduar negociatat me Norwich në këtë drejtim dhe drejtuesit e klubit turk planifikojnë ta finalizojnë sa më shpejt këtë transferim, pasi edhe lojtari dëshiron të transferohet te Galatasaray.
Duke shpresuar në një rezultat pozitiv nga takimi mes dy klubeve, Rashica do t’i bashkohet kampit të skuadrës turke në rast të marrëveshjes për kalimin te Galatasaray.
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, në një deklaratë për mediat turke ka folur për Rashicën.
“Ne duam shumë, po ashtu edhe Rashica do shumë që të bashkohet me ne. Të dyja palët do të bëjnë të gjitha llojet e sakrificave që marrëveshja të arrihet”, ka thënë Buruk.
Leave a comment