Në seancën e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për buxhetin e Kosovës nuk kanë qenë kurrë pagat në sektorin publik.
Sipas tij, “pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”.
Po ashtu, Tahiri ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare pa konsesus politik, të cilat po sillen në kuvend, të cilat i ka paraqitur edhe në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
“Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz”, është shprehur Tahiri.
Leave a comment