Tifozët e Manchester United u zemëruan me Mason Mount pas humbjes 2-0 të skuadrës së tyre ndaj Tottenhamit.
Mesfushori 24 vjeçar bëri startin e tij të dytë radhazi për United që kur kaloi për afro 70 milionë euro nga Chelsea këtë verë, dhe nuk arriti sërish të shfaq më të mirën e tij.
Mount nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua nga Facundo Pellistri në minutën e 85-të.
Pas ndeshjes, Mount u pa duke folur me shokun e skuadrës së Anglisë, James Maddison në fushë.
Ylli i Spurs i kishte vënë dorën në kraharor Mountit dhe dyshja ishin në humor të mirë pas ndeshjes.
Mount buzëqeshi me atë që po i thoshte bashkëkombësi i tij, përpara se të largohej nga fusha.
Tifozët në internet ishin të pakënaqur me sjelljen e mesfushorit të ri të United pas humbjes 2-0.
Njëri shkroi: “Pse po buzëqesh pasi në dy paraqitjet në mesfushë ishin skandaloze”.
Një tjetër komentoi: ” Chelsea na ka shpëlarë absolutisht”.
Një tifoz i tretë shkroi në Twitter: “Të shihje Antonyn duke ndërruar fanellat dhe Mason Mount duke qeshur me Maddison, nuk do të kishte ndodhur kurrë nën Alex Ferguson!”.
Mount nuk ka startuar mirë aventurën e tij te Manchester United dhe ka gjasë që ai të jetë në bankën rezervë për ndeshjet e radhës.
Leave a comment