Lajme

“Themelimi i Asociacionit, vendimi më i rëndë për qeverinë”

Presidentja Osmani, tha se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës i bëjnë dëm procesit të dialogut dhe e nxjerr jashtë binarëve. Ajo kërkoi nga BE-ja që palët t’i trajtojë në mënyrë të barabartë dhe tha se masat nuk nxisin bashkpëunimin. Deklarimet e Presidentes Osmani u bënë gjatë një vizite në komunën e Dragashit.

“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin , përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.
Por pavarësisht qëndrimit të Presidentes Osmani për Kosovën si një palë të përgjegjshme në proces, deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, tha se nuk sheh vullnet politik nga Kosova dhe Serbia për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

 “Unë nuk shoh vullnet politik të asnjë pale për të zbatuar marrëveshjen. Është mirë që Kosova të fokusohet më shumë tek vetja dhe të përmbushë obligimet e saj. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtar i rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare, së pari duhet të dëshmojë se është një lojtar i besueshëm. Kosovës i mungon kredibiliteti në bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet të përmbushë obligimet e saj para se të fillojë të flasë për palën serbe”.

Në një përgjigje të mëhershme për rtv21 Qeveria tha se mbetet aktive dhe konstruktive në procesin e dialogut, ku sekuencimi dhe zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksit duhet të bëhet në mënyrë të drejtë, të barabartë e barazvlefshme për palët e përfshira në proces.

Mirëpo, hulumtuesi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu, vlerëson se faktori ndërkombëtar nuk do të tolerojë më zvarritje të procesin procesit të dialogut prandaj tha se janë paralajmëruar vendime të vështira. Sipas tij, Kosovën dhe Serbinë i pret opsioni “merre ose lëre” ndryshe do ta humbasin rrugën integruese për në BE.

 ‘’Do të ketë një diplomaci direkte në shtator ku Kosova dhe Serbia do të jenë para një opsioni mere ose lëre. Ose mund të mbesë në një statu-quo në rrugën për në BE”.

Njëri ndër vendimet e vështira do të jetë themelimi i asociacionit thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku. Sipas tij, përveç Asociacionit Qeveria duhet t’i përmbush tri kërkesat e BE-së për de-eskalim të situatës në veri të vendit.

‘’pasi të përmbushen tri kërkesat e BE-së për qetësimin e situatës në veri themelimi i Asociacionit është thembra e akilit. Nëse pranohet asociacioni Kurti do ta pranonte autonomin për komunat me shumicë serbe”.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar në fillim të shtatorit një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq por ka thënë se pret që deri atëherë të ketë përparim në shtendosje të situatës.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...