Lajme

Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të UÇK-së

 

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tërmkolli ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.

Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë.

Tërmkolli ka shkruar në “Facebook” se Osmani është duke u marrë me plotësim të stafit, ndërsa Kurti me “Zajednicën”.

“Po të ishte presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!  Asnjë fjalë nga presidentja, tani! Asnjë fjalë nga kryeministri, tani! Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?! Presidentja u mor me  plotësimin e ‘stafit’ të saj, ndërsa kryeministri dhe ndihmësit e tij me ‘Zajedenicën’! Turpi ka emër e mbiemër! Dhe jo vetëm turpi!”, ka shkruar Tërmokolli.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...