Lajme

Teqeja s’kishte konto, shehu i mbante në shtëpi paratë që u vodhën

Një ngjarje që mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, e tmerroi të hënën shehun e Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Sheh Gufrani u shtang kur pa se arka me paratë e grumbulluara në dy vjetët e fundit nuk ishte në shtëpinë e tij, që ndodhet në oborrin e objektit fetar, raporton Klan Kosova.

Atë, bashkë me shumën prej rreth 200 mijë euro që kishte brenda, i kishte vjedhur dikush.

Prijësi i tarikatit Saadi lajmëroi policinë, që konfirmoi se plaçkitësit s’i morën veç para, por edhe stoli ari.

Teqeja është e rrethuar me kamera të sigurisë, pamjet e të cilave po hetohen.

Lulzim Shehu, sekretar në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës (BTK), ku bën pjesë ky komunitet, ankohet se paratë s’mund të deponoheshin në bankë meqë Administrata Tatimore e Kosovës ia mori licencën pasi ia dha.

Valentina Bytyqi nga ATK, konfirmoi se anulimi i numrit fiskal për BTK u bë pas rekomandimeve të zyrës ligjore, pasi nuk ka status si Bashkësi Fetare, bazuar në ligjin aktual në fuqi për liritë fetare.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...