Një personazhe e njohur në Tik Tok, por edhe në serialin e animuar të Netflix, Cyberpunk Edgerunners është bërë kryefjalë e mediave në Brazil pasi u paraqit për check in në aeroport, e veshur vetëm me bikini.
Influencerja Kine-Chan, e cila po ashtu krijon kontent për OnlyFans u shfaq e veshur me një stil të frymëzuar nga personazhet e preferuar të njerëzve nga video-lojërat dhe filmat e animuar.
Por, autoritetet në aeroportin Navegantes e ndaluan 21-vjeçaren që të hipte në avion duke i shpjeguar se ishte veshur “më rehat” sesa duhet për tu shfaqur në aeroport.
Edhe pse e veshur vetëm me bikini të zeza, paruke jeshile dhe sandale të zeza, ajo pretendon se veshja e saj ishte e denjë për fluturim.
“Unë u përpoqa të hipja në aeroportin Navegantes, por më thanë të shkoja në shtëpi dhe të ndërroja rrobat sepse ajo që kisha veshur nuk ishte ‘e përshtatshme’. I shpjegova se do të shkoja në një event, por gjithsesi më ndaluan”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Rebecca është një personazh nga anime e Netflix Cyberpunk Edgerunners, e cila është bërë e preferuara e fansave për veshjet e saj unike.
Leave a comment