Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim vrasje.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi thotë se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.
“Rrastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura. Plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë”.
Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati.
Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.
Leave a comment