activeBallinaKryesoreLajme

Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve

Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në veçanti, ky televizion ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi. Televizioni në kronikën e tij tregon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Kosovë konsiderohen si heronj.

 “Një hero i akuzuar për krime lufte”, kështu nis kronika e televizionit gjerman.

Ndër të tjera, kjo kronikë raporton edhe për bilbordet e shumta që gjenden kudo nëpër rrugët e Kosovës, me mbishkrimet “Heronj të luftës dhe paqes”.

Televizioni në këtë kronikë ka raportuar edhe për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i cili u mbajt të dielën e 2 prillit në Prishtinë nën organizimin e iniciativës “Liria ka emër”.

Po ashtu, ky televizion ka raportuar edhe për marshin mbështetës që u mbajt në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Den Hage, ku rreth 6 mijë shqiptarë që jetojnë në mërgim u mblodhën në mbështetje të tyre.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...