Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish, por edhe të tjera akoma.
Nëse keni pjesëtarë të familjes apo miq të cilët i shihni gjatë gjithë kohës me pije energjike në duar, sigurohuni ta ndani këtë artikull me ta, pasi mund të jenë në risk të preken nga problemet më poshtë:
Shtim peshe
Tashmë nuk është sekret që pijet energjike janë të ngarkuara me kafeinë në mënyrë që të jenë në gjendje të rrisin nivelet e energjisë tek personat që i konsumojnë. Sidoqoftë, ekziston një përbërës tjetër në pijet energjike që u ofron përdoruesve të tyre energji dhe nuk është tjetër veçse sheqeri.
Sheqeri përmban shumë kalori dhe ju mund të përfundoni me kile shtesë nëse pini shumë pije energjike dhe nuk bëni mjaftueshëm aktivitet fizik.
Nivele të larta të sheqerit në gjak
Duke qenë se pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, dikush që ka varësi ndaj tyre mund të përfundojë me nivele të larta të sheqerit në gjak. Ky është një problem shumë serioz pasi sheqernat e larta në gjak vlerësohen si një nga faktorët e riskut për diabetin e tipit 2.
Dhe problemet e lidhura me diabetin e tipit 2 nuk duhen marrë lehtë. Së pari, nuk ka kurë për të. Së dyti, ka shumë komplikacione shëndetësore të lidhura me këtë sëmundje.
Dehidratim
Çdokush e di që kafeina ka veti stimuluese. Për fat të keq, jo shumë njerëz e dinë që kafeina ka edhe veti diuretike, që do të thotë se ka aftësinë të ‘dëbojë’ ujin nga trupi duke inkurajuar veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo është arsyeja pse pijet energjike mund të shkaktojnë dehidratim.
Kurrë mos bëni gabimin që të shuani etjen me pije energjike. Ato thjesht do t’ju lënë më të etur si rezultat i dehidratimit. Kur të jeni të etur, pini ujë.
Ankth dhe stres
Dikush që është diagnostikuar me çrregullime të ankthit mund të pësojë një sulm ankthi pas konsumit të një pije energjike pasi kafeina e gjendur në to mund të shkaktojë simptoma fizike që provokojnë mendime të lidhur me ankthin.
Kafeina ka aftësi të rrisë nivelin e energjisë së një personi pas inkurajon prodhimin e hormoneve të stresit. Hormone të tilla në gjak e bëjnë trupin tuaj të stresuar. Për këtë arsye mund të përfundoni akoma më të stresuar nëse e kombinoni stilin tuaj stresues të jetës me pije energjike.
Pagjumësi
Nëse pijet energjike konsumohen disa orë para gjumit, me shumë gjasa mund të mos kaloni një natë të mirë. Kafeina është një kimikat stimulues dhe për këtë arsye ju mban zgjuar për sa kohë është në trupin tuaj.
Si rregull i përgjithshëm, kafeina duhet të merret pak a shumë rreth 6 orë para gjumit për t’u siguruar që kur të shkoni në shtrat, të mos keni kafeinë në rrjedhën tuaj të gjakut.
Çrregullime të rrahjeve të zemrës
Disa nga efektet anësore më të frikshme të konsumit të pijeve energjike janë çrregullimet që mund ta bëjnë zemrën të duket sikur po ‘del vendit’, po fryhet dhe po rreh shumë shpejt.
Sipas kardiologëve, palpitacionet e zemrës janë të padëmshme në shumicën e rasteve—ato largohen pasi nivelet e kafeinës në gjak të bien. Megjithatë, ato mund të bëhen të rrezikshme për individët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare—mund të rrisin rrezikut e një sulmi ose goditjeje në zemër.
Dhimbje koke
Në disa raste, dhimbjet e kokës për shkak të konsumit të pijeve energjike mund të lidhen me sasitë e larta të kafeinës në sistem – disa njerëz kanë tendencë të përfundojnë me dhimbje të forta koke pasi të kenë konsumuar diçka me përmbajtje kafeine.
Leave a comment