Sot të rinjët janë duke u larguar me numer shqetësues dhe shkaku kryesor është mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, janë arsyet kryesore që të rinjtë po largohen nga vendi gjatë viteve, konsideron njohësi i çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat.
Sipas tyre, migrimi po shkakton humbje të mëdha në ekonominë vendëse, teksa thonë se humbjet mund të ndien më vonë.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Ujkan Bajra, njoftoi se duke bërë një përllogaritje me ikjen e të rinjve, thotë se nga 1 mijë persona që e kanë lëshuar vendin, i kanë shkaktuar humbje ekonomisë së Kosovës afër 1 për qind.
“Migrimi është negativ. Pra, më shumë dalin se sa hyjnë dhe është e matur që për çdo 1 mijë persona që e lëshojnë vendin i shkaktojnë një humbje ekonomisë së vendit me 0.10%. Kjo nuk është ndoshta e madhe në përqindje por është jashtëzakonisht e madhe në kuptimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për vendin. I referohemi Kosovës në rastin e dobësimit ose në rastin e largimit të rinjve në këtë rast pëson edhe ekonomia e vendit, po pësojnë edhe bizneset që realisht veç kanë fillu me i ndi këto pasoja edhe shto kësaj që kapitali human është njëri ndër faktorët kryesor që kontribuon në zhvillimin ekonomik të çdo vendi në mungesë të këtij kapitali atëherë edhe ekonomia e Kosovës është më e dobët”, tha Bajra.
Bajra ka numëruar edhe arsyet që shpien deri te emigrimi i të rinjve. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike, pamundësia e gjetjes së një vendi pune e pasiguria për të ardhmen e tyre, janë shkaktarët kryesor që të rinjtë po largohen.
“Po shiko askush nuk e lëshon ose nuk ik prej vendit pa pas një arsye të fortë mirëpo përpos faktorëve ekonomik, pra gjendjes ekonomike si element tjetër që lidhet me të rinjtë kryesisht është edhe pamundësia e gjetjes së një vendi pune, janë çështjet e trajtimit e të rinjve në vendin e punës me një fjalë do të thotë ajo ndjesia që është krijuar për një pasiguri për të ardhmen e tyre këto munden me ndiku do të thotë në krijimin e një opinioni tek të rinjtë se ky vend është bë i pajetueshëm në mungesë të një perspektive dhe vetëm emigrimi ose largimi nga vendi mund të jetë rruga ose qëllimi për të cilin ata munden me synuar karshi ndërtimit të jetës së tyre ose arritjes së qëllimeve të tyre në jetë.
E kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, shpreh shqetësimin e tij për largim masiv i të rinjve nga Kosova. Thotë, se 80 për qind e punëtorëve nga ky sektor, synojnë largimin nga Kosova.
Leave a comment