Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla, ndërsa ka bërë të ditur se sulmuesit tashmë janë identifikuar dhe se shumë shpejtë do të sillën para drejtësisë, shkruan Gazeta Metro.
Sveçla në reagimin e tij ka thënë se, sulmi ndaj një gazetari është i papranueshëm, puna dhe liria e shprehjes e të cilit janë të garantuara me legjislacionin e Kosovës dhe jo vetëm.
Ministri ka bërë të ditur që sulmuesit e gazetarit Syla janë identifikuar tashmë, dhe se shumë shpejt ata do të sillen para drejtësisë.
”Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, ka thënë ndër tjerash ministri.
Ai ka theksuar edhe se, edhe si qytetar por edhe si ministër është i shqetësuar me sulmin ndaj Sylës.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm.
Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme.
Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë.
Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme. /gazetametro.net
Leave a comment