LajmeSport

Sportingu eliminon Arsenalin pas penalltive

Ndeshja mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës doli të jetë interesante, ku çerekfinalisti u zgjidh vetëm pas penalltive, me portugezët që kaluan tutje.     

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 2-2.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast, me Trincaon dhe Gabriel Martinellin, por asnjëri nuk shënoi.

Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 19-të, me Granit Xhaken  që shënoi për 1-0 me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Arsenali kishte rast edhe në minutën e 30-të, me Gabriel Jesus, por nuk shkoi topi në rrjetë.

Me të filluar pjesa e dytë portugezët ishin më të rrezikshëm me raste.

Por momenti i bukur i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves shënoi një super gol me në goditje nga 50 metra (1-1).

Sporting pas tre minutash ka mundur të marr epërsinë, me Paulinhon, por nuk ishte i saktë.

Sërish në minutën e 72-të, Sporting kishte rast me Marcus Edwards, por as kësaj radhe nuk kishte gol.

Pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, ndeshja shkoi në vazhdime.

Arsenali kishte raste me Leandro Trossard, Thomas Partey dhe Gabreil, por që goli nuk erdhi.

Fituesi u vendos me penallti, ku tutje kaloi Sportingu, pas gabimit të Martinellit.   /Telegrafi/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...