Lajme

Sindikata: Bordi i RTK-së pushoi disa ditë në njërin prej hoteleve më luksoze të Rugovës

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së ka lëshuar një reagim sot për 1 Maj, duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin se qëndruan në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës, teksa punëtorët po punojnë në kushte të vështira.

Kjo sindikatë ka theksuar se po kërcënohen nga drejtuesit e RTK-së.

Më tutje, sindikata ka thënë se është e papranueshme që menaxhmenti i transmetuesit publik të jetë i përbërë vetëm nga burrat.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje:Në ditën e PUNËTORIT 1 MAJIN punëtorët e RTK-së pa paga, ndërsa Bordi dhe Menaxhmenti gjejnë kohë dhe financa për të qëndruar disa ditë në njërin prej hoteleve lluksoze të Bjeshkëve të Rugovës.

Paga nga RTK për shumicën e punëtorëve është burim i vetëm i të hyrave financiare dhe është shqetësuese që askush nga drejtuesit e RTK-së nuk flet se pse ato ende nuk janë ekzekutuar.

Për Sindikatën do të jetë e papranueshme që punëtorëve të RTK-së të vazhdohet t’iu shkelen të drejtat elementare të punës si mungesa e kushteve të punës, duke filluar prej karrigeve e deri te hapësira për punë, padrejtësitë në avancime, degradimet me motive hakmarrëse, mosrespektimi i Kontratës Kolektive etj.

1 Maji na kujton ngjarjen në Çikago të ShBA-së, të viti 1867, ku vala represive kishte goditur ashpër organizatat sindikaliste të punëtorëve, duke ua mbyllur selitë dhe arrestuar drejtuesit e tyre.

155 vjet pas kësaj ngjarjeje, konkretisht në dhjetor të vitit 2022, derisa kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së po mbante takim në zyren e saj, nga drejtuesit e RTK-së në adresë të kryetarit të Sindikatës kishte ardhur një email kërcënues me masa ndëshkuese. Disa ditë pas këtij emaili kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së degradohet për pesë shkallë, i mbyllet zyra e punës, i ndërrohet cilindri i bravës dhe i pamundësohet qasja në mjetet e punës. Ajo cka ka mbetur pa u realizuar e që do të ishte identike me ngjarjen e Cikagos është arrestimi i pëerfaqësuesve sindikal.

Për Sindikatën është e papranueshme që Menaxhmenti i RTK-së të udhëheqet nga 100% burra dhe si Sindikatë përsërisim kërkesën pikërisht me 1Maj, duke kërkuar përgjegjësi për padrejtësitë që u janë bërë grave në garën për këto pozita.

Për Sindikatën ëshë e papranueshme të përndjeken përfaqësuesit sindikal dhe punëtorët që ngrisin zërin për kushte më të mira të punës, kundër keqmenaxhimit dhe dukurive abuzive.

Sindikata do të vazhdojë të angazhohet që punëtorët e RTK-së të bëjnë punë dinjitoze në shërbim të informimit të drejtë të publikut, dhe të drejtat e tyre të garantuara me ligj të zbatohen në praktikë.

SPRTK kërkon nga Institucionet e Kosovës që ta zgjidhin çështjen e pronës dhe atë financiare të RTK-së, jashtë buxhetit të shtetit, si parakusht për pavarësi editoriale dhe qëndrueshmëri financiare në Transmetuesin Publik.

Duke e konsideruar 1 Majin, si ditë të solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, Sindikata do të vazhdojë që këtë vlerë ta kultivojë edhe në të ardhmen.

Solidarizimi me punëtorët do të duhej të vinte edhe nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, duke i kryer detyrat e tyre në zyret e punës të cilat mund të mos i kenë të standardit të dëshirueshëm por së paku i kanë shumë herë më të mira se ato të punëtorëve.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...