Të kënaqni shefin me punën tuaj është një taktikë e suksesshme dhe e sigurt për t’u rritur në karrierë.
Por nganjëherë ndodh që të mbeteni një vartës i mirë nën hijen e shefit. Dhe është e vështirë të ngjiteni në shakllët e karrierës në një organizatë nëse jeni quajtur vazhdimisht si pjesë e ekipit të shefit tuaj dhe jo si një kontribues individual.
Provoni këto tri pika për të qëndruar më vete:
1. Dilni para të tjerëve – Kërkoni mundësi për të paraqitur punën tuaj para menaxherëve më të lartë. Jini të qartë në lidhje me arritjet të cilat janë rezultat i përpjekjeve tuaja.
2. Krijoni rrjetin tuaj – Qëndroni me njerëzit në zyrat e tyre, dilni me ta për drekë apo kafe si dhe le ta dinë ata se çfarë po bëni dhe se si mund t’i ndihmoni ata. Sigurohuni që ata t’ju shohin si person veç shefit tuaj.
3. Planifikoni lëvizjen tjetër të karrierës – Ju e dini se çfarë duhet të bëni për më vonë si dhe të pyesni punonjësit në kompaninë tuaj për mundësi potenciale.
Leave a comment