Lajme

Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare rrit numrin e turistëve në Gjirokastër

Shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër po ngjall interesin e turistëve vendas dhe të huaj. Banesa e shkrimtarit është vizituar në periudhën e dimrit nga më shumë se 1 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Shtëpia muze e rivitalizuar së fundi ka marrë profilin e muzeut për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur ndërsa edhe në këtë periudhë dimri është vizituar nga rreth 1 mijë turistë vendas dhe të huaj. Shtëpia e gurtë, së cilës Kadareja në romanin e tij “Kronikë në gur”, i kushton faqe të tëra në përshkrimin letrar aktualisht është kthyer në një element të veçantë të prezantimit të vetë qytetit, Gjirokastrës. Krahas botimeve letrare dhe relikeve që kanë lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Kadaresë pjesë e materialeve të muzeut është edhe ofrimi i informacionit për vizitorët nëpërmjet teknologjisë digjitale.

Ciceronja Vikiana Nakaj, deklaron se ka pasur një rritje të intereit për banesën e shkrimtarit që nga muaji shtator, moment që u hap dhe Muzeu Kadare.

“Që prej muajit shtator që u hap Muzeu i Kadaresë kemi parë një interes tepër të lartë nga vizitorët qoftë vendas edhe të huaj. Zë një vend shumë të mirë në preferencat e tyre vepra e Kadaresë, jeta e Kadaresë por gjithashtu edhe vetë shtëpia, e cila prezanton një shtëpi tradicionale karakteristike të Gjirokastrës”, tha Nakaj.

Viztorët tregojnë emocionet e përjetuara teksa shohin nga afër shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar.

“Emocioni im është që unë vij për herë të parë këtu në Gjirokastër dhe për herë të parë futem në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Shoh diçka të rradhë, ndërtimi dhe çdo gjë është e përsosur. Mendoj të rikthehem sërish pas një kohe. Gjirokastra qenka shumë e bukur. Se unë vij për herë të parë, kam qëndruar një natë dhe them se do të kthehem së shpejti. Me ka lënë përshtypje shumë të mira”, tha një burrë.

“Duke lexuar veprat e Kadaresë është një kënaqësi të shohesh vendin ku ka jetuar sidomos përshkrimet që bën në “Kronikë në gur”. Është interesant fakti që çdo gjë është ende e ruajtur pavarësisht se është rikonstruktuar. Mendoj se është një vlerë që të gjithë duhet të vijnë dhe ta vizitojnë. Duhet ti promovojmë këto vlera që kemi, këta artistë që kemi, pasi këto janë arsyet që turistët e huaj vijnë në Shqipëri, këto janë të veçantat e Shqipërisë dhe prandaj jemi këtu, prandaj jam dhe unë këtu sot”, deklaroi një vajzë.

Krahas punës në shërbim të vizitorëve, stafi që përkujdeset për banesën Kadare punon edhe për mbledhjen e relikeve të ndryshme që lidhen me jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit./Euronews Albania

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...