Një tren që transportonte sasi të mëdha etanoli doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë në rrethinat e Minneapolis, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet në qytezën e Raymond urdhëruan evakuimin e të gjithë banorëve deri sa flakët të viheshin në kontroll, nga frika e rrezikshmërisë së lartë që substanca e etanolit.
Sipas të dhënave paraprake nga ky aksident hekurudhor nuk ka viktima, ndërkohë që të paktën 20 vagonë shpërthyen në flakë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur hetimet paraprake.
Leave a comment