Lajme

 Shpallja e zgjedhjeve ka ngritur tensione në veri :Ibishi

Situata e sigurisë në veri të Kosovës, kohëve të fundit është tensionuar. Vetëm për tri ditë, tetë vetura nga persona të panjohur janë djegur. Sipas Policisë së Kosovës, veturat i përkasin qytetarëve serb që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës e që kishin regjistruar automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Se sa ka ndikuar në tensionim të situatës, shpallja e ditës së zgjedhjeve (23 prill), për Indeksonline ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve në prill ka ngritur tensione të pala serbe pasi ata bojkotuan me Listën Srpska të marrin pjesë në 11 subjekte të tjera dhe vetë djegia e automjeteve duke filluar nga Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut edhe Zveçani si edhe sulmi zyrtar policor por edhe në Leposaviq tregon që krejt kjo ka marrë një formë ngritje të tensioneve në formë të dirigjuar nga Beogradi, ndërsa zbatues janë forcat ekstremiste që në hetimet e deri më tashmë kanë rezultuar që janë pjesë e ekstremistëve serbë që kanë pasur dorë edhe në sulmin ndaj zyrtarit policor por edhe të EULEX-it”, ka thënë Ibishi.

Ibishi ndër tjerash tha se është çështje politike nëse duhet të këtë një marrëveshje për shtyrje të zgjedhjeve, pasi sipas tij pala serbe tash ekstremistet do të kërkojë lirimin e personit të arrestuar si i dyshuar për djegien e automjeteve.

Njohësi i sigurisë gjithashtu tha se zgjedhjet duhet të jenë të qeta dhe demokratike, pasi në prag janë marrëveshjet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë.

“Autoritetet e Kosovës i kanë ofruar të gjitha kushtet për zgjedhje të qeta si dhe BE-ja dhe SHBA-ja e kanë përshëndetur këtë por kanë kritikuar palën serbe që po i bojkoton zgjedhjet edhe me rastin e shpërfaqjes apo me rastet kriminale që djegin automjetet pas zbatimit për marrëveshjes për targa, por pas gjithë kësaj duhet të shikohet niveli politik si të zgjidhet, nëse eventualisht mund të këtë një mundësi që mos të vij deri në tensionim të ri të situatës kur në prag janë marrëveshjet e mëdha në mes Kosovës dhe Serbisë”, theksojë njohësi i sigurisë Ibishi.

Ai për fund tha se gjithmonë po pritet deri në momentin e fundit kur ngritën tensionet mandej behët një zgjedhje, ku u shpreh optimist se kështu do të ndodh edhe këtë herë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës para disa ditëve ka arrestuar një person me inicialët M.B, nën dyshimet për djegien e veturave në komunën e Zubin Potokut.

Po ashtu, personi i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor ishin plagosur.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...