activeKryesoreLajme

Shkolla e Policisë në Vushtrri nxjerr edhe 433 kadetë të rinj

433 kadetë të rinj diplomuan sot në gjeneratën e 57- të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra. Këta policë, nga nesër janë në detyrë.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Në ceremoninë e diplomimit  të 433 kadetëve, Osmani tha se pjesëmarrja e grave në polici është një investim i duhur për gjithë shoqërinë.

“Ju mbani një përgjegjësi të dyfishtë. Së pari të dashura vajza, do t’i shërbeni vendit dhe qytetarëve për garantim të rendit e sigurisë, por do të jeni inspirim për shumë vajza që do të ndjekin rrugën tuaj. Kjo pjesëmarrje e grave tregon edhe angazhimin serioz për rritjen e numrit të grave në këto pozita. Besoj fuqishëm se pjesëmarrja e grave në polici dhe të gjitha strukturat e sigurisë është investim i nevojshëm për sigurinë e gjithë vendit tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se për Qeverinë e Kosovës mbetet prioritet mbrojtja dhe siguria e vendit, si dhe vendosja e rendit dhe ligjit.

Sipas tij, kjo ceremoni bëhet edhe më e veçantë teksa ndodhë në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Jam dyfish i lumtur që jemi këtu në prag të festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës tek po shtojmë dhe forcojmë radhët e Policisë së Kosovës. Sikur vendi ynë edhe Policia e Kosovës ka kaluar nëpër etapa të ndryshme. Të gjithë jemi të qartë se policia mbron jetën e qytetarëve dhe zbaton ligjshmërinë. Për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit janë prioritet”, tha Kurti.

Kryeministri ka përmendur edhe operacionet më të suksesshme të Policisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 operacione policore ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës. U arrestuan 3 mijë e 202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë. I mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri, i shkatërruam 69 grupe kriminele.U konfiskuan mbi 1.8 tonë substanca narkotike, u shkatërruan 5 laboratorë të drogës, si dhe tre laboratorë të prodhimit të kriptovalutave në veri. Në vitin 2022 i ndërtuam 4 objekte policore në veri të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme nga qytetarët e vendit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...