Ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe 500 i të infektuarve nga sëmundja e “legjionarëve” në Poloni, duke ngritur alarmin te autoritetet në Varshavë.
Vendi tashmë po përballet me përhapjen e sëmundjes Legionella, që është një bakter, që rritet në ujë ose në kondicionerë dhe shkakton probleme serioze në frymëmarrje.
Sipas mediave viktimat janë të moshës 63 deri në 95 vjeç, të cilët vuanin nga sëmundje kronike, kryesisht kancer dhe sëmundje të zemrës, dhe sistemi i tyre imunitar ishte dobësuar rëndë.
Autoritetet janë ende në kërkim të burimit të ndotjes. Rezultatet e para të testeve në mostrat e ujit nuk do të dihen deri të hënën e ardhshme.
Legionella ose sëmundja e legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive me origjinë bakteriale. Infeksioni shkaktohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, duke thithur bakterin, por fatmirësisht sëmundja nuk përhapet nga personi në person.
Infeksioni, periudha e intubimit të të cilit është dy deri në tre ditë, e ka marrë emrin nga shpërthimi i parë i njohur i regjistruar në vitin 1976 në një hotel në Filadelfia (SHBA), ku po mbahej një konferencë e Legjionit Amerikan, organizata kryesore e veteranëve në vend.
Leave a comment