Policia kufitare këtë të premte ka bërë me dije se ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave dhe një tjetër rast të mallrave kontrabandë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë në PPK Grabom kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Gjithashtu Prokurori ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. C., 47 vjeçe, banuese në Angli (me shtetësi angleze), pasi gjatë kontrollit në valixhen e saj janë gjetur 30 steka me cigare, pa pullë fiskale.
“Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i modeklarimit të të hollave dhe një rast i kontrabandës së mallrave.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Rast i tentativës për të kontrabanduar mallra është goditur nga shërbimet e PKK Rinas. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. C., 47 vjeçe, banuese në Angli (me shtetësi angleze), pasi gjatë kontrollit në valixhen e saj janë gjetur 30 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Leave a comment