Lajme

Sekretet e një martese të lumtur

Ka mjaft çifte, që pas 10-15 vitesh martesë ia kanë dalë të qëndrojnë bashkë, të lumtur e të kënaqur. Po cili është çelësi për një martesë të lumtur? Kemi përzgjedhur disa këshilla, të cilat ndihmojnë që martesa juaj të zgjasë sa vetë jeta…

Jini vetvetja në fillim të marrëdhënies

Nëse e filloni marrëdhënien me një prezantim jo real të vetes, çfarë do të ndodhë kur e vërteta të dalë në pah? Jini vetvetja që ditën e parë, në mënyrë që partneri t’ju pranojë dhe t’ju dashurojë për atë që jeni, jo për atë që beson se jeni.

Ushtroni ndjenjën e humorit

Një ndjenjë e fortë humori është i nevojshëm për të pasur një martesë të lumtur. Mundohuni të nxirrni në pah humorin edhe në situatat e pakënaqshme. Do t’ju ndihmojë të kaloni momentet të vështira.

Falni, falni, falni

Falja është fjala më e rëndësishme për një martesë të shëndoshë. Keni ndërtuar marrëdhënien bazuar te besimi. Mos supozoni se partneri i bën gjërat me qëllimin e vetëm për t’ju mërzitur. Ndoshta vetëm nuk e kupton se gjërat që bën ju bezdisin. Bëjini të ditur se çfarë ju bezdis, pa menduar keq për të. Kur të sqaroheni, lërini kohë partnerit që të korrigjojë veten.

Mos u inatosni për vogëlsira

Pyesni veten, a ia vlen të grindeni për çikërrima? Ka vepruar gabim apo ju do ta bënit ndryshe? Le të ketë diferenca mes jush pa i kthyer në çështje të rëndësishme. Nëse diçka ju bezdis me të vërtetë, flisni pa e akuzuar dhe dilni në krye të bashkëbisedimit pa u grindur.

Ndani përgjegjësitë

Nëse të dy punoni 80 orë në javë, përse duhet të jeni ju ajo që duhet edhe të gatuani, edhe të pastroni? Gjeni së bashku punë që të dyve ju shkojnë për shtat, për shembull larja e enëve apo hedhja e mbeturinave në kosh. Gjeni mënyra për të krijuar një rutinë ku të përfshiheni të dy në punët e shtëpisë. Nëse ju lani enët, partneri i fshin. Kjo gjë do të evitojë sindromën “e shtëpiakes që dërdëllit” nëpër shtëpi. Kini parasysh se së bashku duhet të jetoni për gjithë jetën (deri sa vdekja t’ju ndajë), ndaj kursejeni veten për të ardhmen. Nuk do të përmbyset bota, nëse nuk i lan të gjitha rrobat brenda një dite.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...