Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojta ajrore e tyre shkatërroi dy dronë gjatë natës mbi rajonin perëndimor të vendit Bryansk.
Bryansk dhe rajone të tjera ruse në kufi me Ukrainën, janë nën sulm pothuajse çdo ditë gjatë muajve të fundit me zyrtarët rusë që thonë se dronët dhe bombardimet ukrainase kanë plagosur dhe vrarë civilë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Kjo deklaratë e ministrisë ruse së mbrojtjes erdhi menjëherë pasi kryebashkiaku i Moskës tha se një dron u shkatërrua pranë kryeqytetit.
Leave a comment