Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me ç’rast u tha se në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme të këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste.
Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijësimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë.
Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.
E neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala foli për metodat e avancuara për trajtim të kësaj sëmundjeje.
Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim.
Ai tha se këta pacientë detyrohen të blëjnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungonnë edhe shërbime të avancuara.
Leave a comment