Showbiz

Rihanna nominohet për herë të parë për një çmim Oscar

Pas paraqitjes së saj mbresëlënëse që shkaktoi “zhurmë” në pjesën e parë të finales së Super Bowl, Rihanna po përgatitet të ngjitet në skenën e Oscars.

Këngëtarja e dashur do të performojë live para publikut këngën “Lift Me Up” e dëgjuar në filmin “Ëakanda Forever”, e cila është i nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë”.

Është hera e parë që Rihanna fiton një nominim për Oscar, ku publiku po pret me padurim se si do të paraqitet, pasi në Super Bowl ajo arriti të fitojë admirimin e të gjithëve.

Ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet më 12 mars, me moderator Jimmy Kimmel. Raportimet thonë se paraqitja e Rihanna-s do të zgjasë rreth 13 minuta.

‘Lift Me Up’ është kënga e saj e parë që nga publikimi i albumit ‘ANTI’ në vitin 2016. Kënga është nominuar së bashku me këngët ‘Hold My Hand’ të Lady Gaga, ‘Applause’ të Dianne Warren, ‘This is A Life’ nga Ryan Lott dhe David Byrne dhe së fundi, ‘Naatu Naatu’ nga MM Keeravaani dhe Chandrabose./abcnews.al

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeShowbiz

Luizi tregon se cilën e zgjedh në mes nënës dhe Kiarës

Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë me pushime...

LajmeShowbiz

Sam Asghari paraqet kërkesën për divorc nga Britney Spears

Sam Asghari dhe Britney Spears po ndahen edhe zyrtarisht. Trajneri i fitnesit...

LajmeShowbiz

Çmimi i shputave të Margot Robbie arrin një shifër marramendëse!

Margot Robbie i janë ofruar 250,000 £ për të shitur fotot e...

LajmeShowbiz

Kiara Tito rikthehet në Top Channel pas suksesit të bujshëm në Big Brother Vip

Tashmë moderatoren do e shohim çdo të diela mbrëma përgjatë verës nën...