Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e djeshme në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dukagjini debutoi me fitore të madhe ndaj Europas 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në anën tjetër, Gjilani arriti të barazonte 2:2 në udhëtim në Luksemburg ndaj ekipit Progres Niedercorn.
Kurse, ekipet shqiptare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut arritën rezultate pozitive, përveç Vllaznisë, që u mposht në udhëtim 3:1 nga Linfield.
Dukagjini 2:1 Europa
Progres Niedercorn 2:2 Gjilani
Ararat 1:1 Egnatia
Hegelmann 0:5 Shkupi
Tirana 1:1 Dinamo Batumi
Shkendija 1:0 Haverfordwest
Linfield 3:1 Vllaznia
Leave a comment