Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka dhënë dorëheqje. Kështu kanë raportuar disa media.
Ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e anëtares së kryesisë së LDK-së.
Arsyeja e dorëheqjes nuk është bërë e ditur.
Media ka tentuar të marrë një përgjigje nga Mjekiqi, mirëpo e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve.
Mjekiqi në mars të vitit 2021 u bë pjesë e LDK’së, për çka njoftoi Lumir Abdixhiku.
“Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte shkruar Abdixhiku.
Leave a comment