Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Podgorica është shprehur se Shqipëria është në krah të Kosovës ndërsa në Bruksel mbahet sot takimi Prishtinë-Beograd.
Në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Dritan Abazoviq, Rama në fjalën e tij tha se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi plani më i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja mes dy vendeve është rruga e vetme për të ecur përpara.
“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA. Nuk i takon Shqipërisë t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës.”, tha Rama.
Leave a comment