Lajme

Qytetet e Instagramit

Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën sesi bëhet turizëm. Për shumë të tillë, një foto në qendrën e një qyteti turistik është më e rëndësishme se vetë përvoja e eksplorimit të tij. Corriere della Sera sjell rastin e Firenzes, një prej qyteteve më të vizituara në Itali, parë përmes përvojës së vetë turistëve.

Është më e rëndësishme t’u tregosh atyre që të ndjekin në rrjetet sociale që ke qenë në Firenze, duke publikuar foto në restorantet e kateve të larta, sesa të shijosh qytetin, madje edhe pa e ditur se është vendi i Dantes dhe është plot me vepra të Caravaggio-s e Botticelli-t”, thotë Julia, një vajzë që ka ardhur nga Zvicra.

Këtij trendi kanë nisur t’i përshtaten edhe ata që ofrojnë shërbime për turistët.

“Nuk mund të them që është fals, madje është qytet shumë i bukur, por është e dukshme që shumë gjëra janë përshtatur dhe është e lehtë të biesh në “grackat e turistëve”, thotë një tjetër.

Stanley, një turist që ka mbërritur nga Australia, thotë se e zgjodhi si destinacion për shkak të videove që kishte parë në Instagram e Tik-Tok dhe sugjerimeve se aty mund të bëhet shoping.

l Kjo “përmbytje” nga të huajt ka ndryshuar në çdo aspekt atë çfarë ofron qyteti.  

“Nëse e vëmë veten në vendin e një vendasi, ndonjëherë duhet të jetë zhgënjyese të shohësh qytetin tënd të rrethuar dhe pjesërisht të deformuar. Vëmë re dyqane që shesin të njëjtat xhingla që mund t’i gjesh në vende të tjera turistike në Itali, si për shembull Cinque Terre nga e cila sapo jemi kthyer. E gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje me Firencen dhe historinë e saj”.

Italia është përballur prej kohësh me mbipopullimin e turistëve. Pak ditë më parë, pikërisht për këtë arsye, UNESCO rekomandoi shtimin e Venecias në listën e sajteve të trashëgimisë botërore në rrezik. Ndërsa numri i vizitorëve pritet vetëm të rritet me kalimin e kohës, në këtë rritje, Instagrami me videot e tij 30-sekondëshe ka sigurisht rolin e vet. Rrjetet sociale po krijojnë një lloj të ri turisti. Atë që është në kërkim të shkëlqimit që ka parë në to dhe për këtë arsye nuk arrin të njohë kurrë shpirtin e vërtetë të qytetit.

 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...