activeBallinaLajme

Qeveria këmbëngulë në peticion, dorëheqja e kryetarëve shihet si rruga më e shpejtë për zgjedhje të reja në veri

Qeveria ka këmbëngulur që vetëm përmes peticionit të largohen kryetrarët e komunave në veri të vendit duke i quajtur të papranueshme idetë që të dorëheqje kryetarët e komunave veriore. Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, tha se Qeveria ka marrë të gjitha vendimet për de-eskalimin e situatës në veri, kritikoi BE-në se po vendos kërkesa të reja.

‘’Në vend se BE-ja të shpik kërkesa të reja jo propercionale, kish qenë mirë t’i suspendoj masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Darkordimet që janë bërë në Bratisllavë të gjitha obligimet Kosova ka filluar t’i zbatoj’’, deklaroi Dugolli.

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, sheh si qasje ndryshe të Qeverisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës në veri të vendit. Sipas saj, zgjidhja më e mirë do të ishte përmes dorëheqjeve të kryetarëve të komunave.

‘’Kurti duhet të dëshmoj se është i interesuar për zgjidhjen e krizës. Qeveria nuk mund të ndërmarr peticion sepse ai peticion duhet të nënshkruhet nga qytetarët atje, a mund të garantoj Qeveria se do ta nënshkruajnë peticionin. Rruga më e shpejtë dhe më e sinqertë edhe që kryetarët e komunave të japin dorëheqje’’, tha Pantina.

Tërheqjen përmes peticionit nuk e preferon kryetari i komunës së Zvecanit, Ilir Peci. Sipas tij, preferohet të ketë marrëveshje politike.

‘’Procesi që përmes peticionit të largohemi nuk po më pëlqen, kjo për arsye se pse me ja dhënë dikujt tjetër me të shkarko ty kur ne mundemi vetë që përmes një marrëveshje”, tha Peci.

Por, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, tha se nuk duhet të ketë përçarje politike.

‘’Ne nuk dëshirojmë të ketë përcarje. Kërkojnë të ketë unitet. Përvec zgjedhjeve lokale ka karakter edhe nacional. Në asnjë mënyrë nuk i jepet fuqi Listës Serbe. Fuqi i jepet nëse i kërkohet dorëheqja e kryetarëve të komunave. Ne jemi të interesuar që kur të shpallën zgjedhjet që të mos bojkotohet pjesëmarrja në zgjedhje. Peticioni është garanci që pjesëmarrja do të jetë e kënaqeshe”, tha Dugolli.

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, vlerëson se hapi më i mirë për zgjidhjen e krizës në veri që të ketë një marrëveshje politike, sepse ai është problem politik dhe jo teknik.

‘’Problemi është politik në veri dhe duhet një marrëveshje politike. Kryetarët nuk janë duke e kryer punën e tyre sepse qytetarët po refuzojnë të i kryejnë shërbimet për shkak se nuk i njohin ata’’, tha Pantina.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se kryeministri Kurti është kokëfortë karshi kërkesave ndërkombëtare. Por, kjo sipas tij do t’i bëjë dëme vendit.

‘’Duhet harmonizim i plotë me faktorin ndërkombëtar që të binden për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës”, deklaroi Muhaxhiri.

SHBA-ja dhe BE-ja ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarr hapa urgjentë për zgjidhjen e krizës në veri të vendit./ rtv 21

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...