Në shumë organizime sot e shkruajmë nën patronazhin , nën patronatin e kryetarit , si duket më e mira qenka në përkrahjen ose në organizimin ose në përkujdesje të kryetarit .
PATRONAZH m.
- 1. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh, më i fortë a më i aftë; përkujdesja që tregohet për përparimin e dikujt, për mbarëvajtjen e diçkaje etj.; kujdesi i drejtpërdrejtë a simbolik i një organi të lartë shtetëror ose i një personaliteti të lartë zyrtar për një veprimtari të caktuar; kujdestari. Sistemi i patronazhit. Zhvillohet (organizohet) nën patronazhin e… E ka nën patronazh. Marr nën patronazh.
- 2. Shërbim mjekësor i organizuar, që u bëhet në shtëpi të sëmurëve ose fëmijëve të vegjël nga një klinikë e caktuar a nga një punonjës i saj. Mjekja (infermierja) e patronazhit.
Leave a comment