Aktivistët e Partisë Socialdemokrate(PSD) e kanë gjuajtur me tortë dhe “milkshake”, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, të martën në hyrje të objektit të Qeverisë.
Pamjet janë publikuar në faqen e PSD-së në Facebook.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’”, kanë shkruar krahas videos duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.
“E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00. #dorëheqje”, thuhet tutje në shkrimin e tyre në Facebook
Leave a comment