Si duhet të prezantohen zyrtarët shtetërorë të Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit është e përcaktuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, të miratuar nga Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, ky ligj, nuk po respektohet me saktësi as nga presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila në ngjarjet jashtë vendit nuk po ngurron që me vete ta marrë edhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, në cilësinë e Zotëriut të Parë.
Nuk duhet ndonjë përgatitje e lartë shkollore për ta lexuar dhe kuptuar Nenin 22 të Ligjit për Protokollin e Shtetit. Ky nen, askund nuk flet për postin Zotëriu i Parë, por i refererohet vetëm Zonjës së Parë, shkruan Demokracia.com.
Sigurisht se ligjvënësit nuk e kanë bërë këtë rastësisht dhe për ta do të ishte shumë e lehtë që të parashihej rasti edhe kur president të zgjedhet një grua, siç është rasti me Vjosa Osmanin dhe rrjedhimisht të përcaktohej edhe posti Zotëri i Parë.
Neni 22 i Ligjit për Protokollin e Shtetit është shumë i qartë: Statusin e Zonjës së Parë të vendit e gëzon Bashkëshortja e Presidentit të Republikës.
Ky nen përjashton mundësinë që burri i presidentes të gëzojë statusin e Zotëriut të Parë. /Demokracia.com/
Leave a comment