Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person për veprën—lëndim i lehtë trupor, në Skënderaj. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor
Skenderaj, 14 shkurt 2023
Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penal Lëndim i lehtë trupor.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, të dyshuarit Sh. Z., 65 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale lëndim i lehtë trupor
Leave a comment