activeBallinaKryesoreLajme

Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb

Përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë nuk duan t’ia lënë asnjë meritë senatorit Dick Marty lidhur me akuzat dhe raportin për trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, pavarësisht se të gjitha këto pretendime sensacionale kundër UÇK-së dhe Kosovës kanë dalë të rrejshme dhe nuk ka asnjë fakt për të as në Gjykatën Speciale.

Së fundmi është lajmëruar edhe prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, i cili është mburrur se të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me zbulimin, hetimet, dëshmitarët e të tjera i kanë kryer zyrtarët e Serbisë, duke mohuar çdo kontribut të ish-senatorit zviceran Dick Marty.

“Po cfarë Dick Marty? Të gjitha i kemi bërë ne, të gjithat, Prokuroria të cilën e udhëheq unë. Njesia jonë për krime lufte ka qenë shumë e vlefshme. Unë kam pasur komunikim shumë të mirë me ta. Ata pastaj i kanë pasur kontakte me ata dëshmitarë dhe m’ua mi kane dërguar informatat me shkrim.”, ka thënë Vukcevic në një intervistë për portalin serb “Kosovo online”.

Akuzat e rrejshme lidhur me trafikim organesh dhe krime të tjera janë ngritur disa javë pas shpalljes së paavresisë së Kosovës publikisht në vitin 2008, pasi senatori zviceran kishte pranuar fshehtë në Cyrih mijëra faqe akuza kundër UCK-së nga Qeveria e Serbisë.

Si pasojë e raportit të Martyt dhe presionit ndërkombëtar, institucionet e Kosovës janë detyruar të themelojnë Gjykatën Speciale ku sot po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe krerë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në ditën e dytë të fillimit të këtij procesi, kur mbrojtja bëri prezantimin e fakteve të veta, ka folur edhe ish-presidenti Thaçi, i cili mes tjerash ka theksuar se vetë ai, UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga këto akuza të raportit të Martyt dhe se e vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.

“Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka thënë Thaçi më 4 prill, në Gjykatën Speciale.

Përndryshe, bashkëpunëtori i Qeverisë serbe, Dick Marty, vazhdon të ruhet nën masa te rrepta sigurie nga autoritet e Zvicrës pas konfirmimit se ndaj tij, shërbimi sekret serb ka përgatitur atentat për ta vrarë që me pas të fajësohen shqiptarët e Kosovës.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...