Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, por do të formohet sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, derisa i është përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, që në Parlamentin Evropian u shpreh se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, qëndrimin e BE-së e se s’duhet të jetë nivel i tretë qeverisës.
“Përfaqësues të institucioneve të përkohshme në Prishtinë kanë intensifikuar fushatën e tyre propaganduese me të cilën synojnë ta rikonceptojnë Asociacionin e komunave serbe, duke u përpjekur me këmbëngulje ta reduktojnë në nivelin e një organizate joqeveritare, edhe pse është e qartë se Beogradi, në përpjekjet për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për të mbrojtur pozicionin e vet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e parë e Brukselit dhe aktet e tjera nga dialogu që përcaktojnë qartë Asociacionin e komunave serbe”, ka thënë Petkoviqi në një komunikatë për media.
Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, para eurodeputetëve u shpreh se në kuadër të propozimit evropian për çështjen e Asociacionit janë tri kushte kryesore.
Leave a comment