Është përuruar pllaka e shtëpi-shkollës së Zymer Hazirit nga Vushtrria. Kjo pllakë është përuruar në përvjetorin e vdekjes së Zymer Hazirit, i cili vdiq si pasojë e dhunës vrasëse të policisë serbe më 15 Mars 1995.
Kjo shkollë është hapur për herë të parë në vitin 1992, ndërsa pas një ndërprerje të shkurtë hapet përsëri në vitin 1995, kur edhe vdes pronari i objektit—Zymer Haziri.
Mësohet se gjatë malltretimit Zymeri u kishte thënë policisë serbe: “Ju me më rrahë, prapë mundë të me rrihni, ju mundë edhe të më vrisni, ngase i keni mundësitë, por shkolla shqipe në shtëpin time, kurr nuk do të mbyllet”.
Pjesë e përurumit të pllakos ishin edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ish-nënkryetari Dibran Përçuku e zyrtarë nga Komuna e Asambleja.
Leave a comment