Deputetët e Kuvendit të Kosovës e përfunduan punën për seancën e sotme, e cila kishte filluar që nga orët e para të mëngjesit.
Në rend të ditës ishin një mori e pikave, duke përfshirë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, i cili i miratua me 61 vota pro.
Ndër tjera, u votua edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Ndërsa, gjatë seancës janë votuar edhe disa raporte tjera të vitit 2021 si dhe projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës.
Leave a comment