Lajme

Për rezonancë magnetike duhet pritur deri në mars të vitit 2024,

Drejtoresha e Radiologjisë në QKUK premton përmirësim të gjendjes

Pacientët spitalor nuk kanë listë të gjatë të pritjes për të kryer rezonancë magnetike ndërsa në përgjithësi për rastet jo urgjente është caktuar java e parë e marsit 2024, por që është datë orientuese, por që shërbimin po e marrin shumë më herët. Kjo është gjendja të cilën e përshkruan drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, e cila thekson se me intensitetin e punës shumë shpejt do të eliminohet tërësisht lista e pritjes.

Deri në mesin e muajit janar është punuar vetëm me një rezonancë magnetike për shkak të defekteve.

Ndërkaq, tani në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, sipas drejtoreshës po punohet në dy ndërrime dhe me dy aparatura.

“Pacientët spitalor nuk kanë listë të pritjes, për arsye se vendimi për prioritet në ekzaminime për pacientët e hospitalizuar e vendos specialisti. Klinikat që kanë kërkesa më të mëdha kanë shumë më shumë ditë të caktuara”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.

Edhe rezonanca për fëmijë sipas saj nuk vonohet, e për ata që nuk e kanë gjendjen e rëndë kryhet brenda muajit mars më së largu.

“E domosdoshme është që kur të vjen pacienti, po e jap edhe një sqarim, pacienti të sjell me vete gjithmonë raportin e onkologut. Për arsye se është e rëndësishme se nëse nuk e ka këtë raport ai mund të hyjë në listën e pacientëve ambulantor. Ndërsa lista e pritjes në përgjithësi që është vetëm për të mbajtur kontiunitetin”

Ajo thotë se për momentin termini që caktohet është java e parë e marsit 2024.

“Por kjo nuk është datë fikse, është vetëm për me mbajtur kontinuitetin e caktimeve, apo kërkesave për ekzaminime me rezonancë magnetike në njëfarë mënyre që mos të ju hyjmë në hak pacientëve që e kanë caktuar më herët. Se për momentin jemi në fund-muajin mars edhe fillim muajin prill jemi duke i sistemuar pacientët e muajit qershor”, ka deklaruar Shkëndije Nuza.

Nuza zotohet se shumë shpejt do të marrë fund komplet lista e pritjes, shto këtu edhe faktin se këto shërbime kanë filluar të ofrohen edhe në Spitalin e Pejës.

Ndërkohë, sipas saj rezonanca e fëmijëve tek spitali pediatrik shumë shpejt do të funksionalizohet, por që ka vonesa për shkak të moskompletimit të plotë të aparaturës.

Është raportuar për një rast kur për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në QKUK pacientes i është caktuar termin më 7 mars 2024, rreth 12 muaj më vonë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...