activeBallinaLajme

 Pagat e shtetit puntorët zhgënjehen

Punëtorët e sektorit publik gjatë ditës së sotme i kanë pranuar pagat sipas ligjit që ka hyrë në fuqi muajin e kaluar .

Megjithatë ky lajm nuk u mirëprit nga disa kategori, shkruan Syri.net Kosova.

Disa prej tyre nuk janë të kënaqur me atë se çfarë kanë parë në xhirollogari kundrejt premtimit të kryeministrit Kurti, e krejt kjo pasi sipas tyre pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, e disave edhe përvoja e punës.

Jakup Gashi, mësimdhënës në Klinë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur pakënaqësinë me rritjen e pagës.

Ai madje i ka quajtur ekzekutivin si mashtruese, duke treguar se në xhirollogarinë e tij vetëm 48 euro janë më shumë se muajin e kaluar.

“Mashtruesi ka emer. Sapo dolen pagat ne sektorin publik dhe rritje me ligjin e ri i kemi 48€”, ka shkruar Gashi.

“Ndersa keta mashtronin se do te kete rritje 150€”, ka shkruar në fund Gashi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjakup.gashi.12%2Fposts%2Fpfbid02HnPUie9XcfB8LNdDEN2G68TLpUwZ2DXHJUWwAJNJBJ2uxHXd7Eqy7rPqQkF32BHQl&show_text=true&width=500 Njëjtë sikurse Gashi, ankesa patën edhe shumë qytetarë shumë prej tyre mësimdhënës, të cilët u shprehën se dallimi në pagë nga muaji kaluar është shumë i vogël.
 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbllablla.ti%2Fposts%2Fpfbid022WhEB1FJYAdJM1XbRzKA7YYJa5WQT2TtTiwoeEct9GDvf43CaX4671LTRA6gShH4l&show_text=true&width=500 Këto ankesa disa prej tyre i shprehën me anë të komenteve të një postimi nga ana e Besian Mustafës, i cili ka pyetur qytetarët se a iu është rritur paga me koeficientin e ri.


https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbesianm%2Fposts%2Fpfbid0D4P6Ac4FcJieGEYGoixvP5grKXgVNv2zuFd7kkqgg99xWVgryoyUAkRiY5UMqtfxl&show_text=true&width=500 Ndërkohë që një reagim i ashpër erdhi edhe nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i cili është shprehur se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, disave përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet.

“Në vend të pagave, punëtorët e seltorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai u shpreh se sot shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën dhe u mashtruan.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbesnik.tahiri.165%2Fposts%2Fpfbid05KXZQQTSAt2JKt9MEyhtTVqNWojBHKBMsKNew3z5PjXUdD8qqp3mW2yjEbfS76C9l&show_text=true&width=500
I tradhëtuar nga ekzekutivi  u ndje edhe udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civil, Ali Sefaj.

Ai theksoi se këto paga ai i quan “Vitra” dhe asgjë më shumë.

Sipas tij mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar pagat në atë vlerë siç u premtua. Ai tha se Ministria e Financave premtoi rritje deri 175 euro kurse tash del të jetë vetëm 80 euro.

“Këto paga muj me i quajt thjeshtë Vitra, edhe bash asgjë më shumë se ashtu. Domethënë ne varësi prej pozicioneve rritja prej 20-30 euro deri në 60-të duhet të jetë diku 40 euro më e larta 80. Nuk mbërrin shuma tjera, tallje e madhe me administratën tonë”, tha ai për Insajderin.

Të pakënaqur me ekzekutimin e pagave sot kanë qenë edhe policët, zyrtarët korrektues e zjarrfikësit

E lidhur me shtesat, MPB ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars, meqë siç thonë po vazhdon procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave nga ana e Komisioneve.

“Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatë.
 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKS.MPB%2Fposts%2Fpfbid023VGLTzCZSA43HAag9p5uCyaMQtS4U4fwY9bdSEZi1ZtPbc52uKUhxsVFtfrD91Vyl&show_text=true&width=500 Kujtojmë, se me datën 22 dhjetor Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...